KreuCelebrity

Demi Lovato zyrtarizon lidhjen me një foto në Instagram

Duket se dy të dashuruar nuk mund të konsiderohen ende çift nëse nuk postojnë një foto në Instagram. E njëjta gjë ka ndodhur me Demi Lovato dhe Luke Rockhold, për të cilët përflitet që janë në një lidhje por ende nuk kishin postuar një fotografi zyrtare në Instagram.

Këngëtarja 24 vjeçare ka postuar një fotografi bardhë e zi ku duket e kapur për dore me partnerin e saj duke shkruar “Mbrëmjen e kaluar…”.

Kjo është marrëdhënia e parë publike e Lovato-s që nga ndarja në qershor nga dashuria e saj gjashtë vjeçare me Wilmer Valderrama.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF