Angelina Jolie, si ka ndryshuar ndër vite 0 114

Angelina Jolie Voight, vajza e Jon Voight që ka fituar çmimin Oscar për filmin “Duke u kthyer në shtëpi” dhe e aktores Marcheline Bertrand. Ka lindur në 4 qershor të vitit 1975 në Los Angeles. Vëllai i saj është regjisori James Heaven Voight, që ka interpretuar me aktoren e re në filmin “Original Sin”. Lidhja e ngushtë motër dhe vëlla i ka habitur në fakt të gjithë, por sipas asaj që shpjegon Jamie është për shkak të traumës që kanë pasur nga ndarja e prindërve kur ishin fëmijë.

Shfaqja e parë e saj në një film ndodh kur ajo ishte në moshë fare të re në një film të prodhuar nga i ati, ndërsa kur ishte vetëm 12-vjeç ajo hyn në studion prestigjioze “Actor Studio”, Meka e të gjithë aktorëve, amerikanë dhe jo vetëm. Një karakter jo të zakonshëm prej rebeleje, në moshën 17-vjeçare ajo lë Amerikën për të punuar në Evropë si modele (sipas zërave tatuazhin e parë të saj e ka bërë pikërisht në këtë periudhë). Provokatore dhe në pamje të parë indiferente karshi opinionit të njerëzve ajo ka vepruar gjithmonë sipas kokës së saj, Angie njihet edhe për deklaratat e saj kontraverse.

 

                                                                                                           /Bordo/ Anila Dedaj

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *