Irina Shyak, fëmijëria e vështirë e heroinës së pasarelave dhe 18 kuriozitete rreth saj 0 16

Supermodelja ruse, 30-vjeç, është një nga protagonistet e Instagramit, ku publikon shpesh imazhe që tregojnë detaje nga përditshmëria e saj: nga setet fotografikë si dhe anterprima të kopertinave pjesë e të cilave ajo do të jetë. Çdo shkrepje që ka në fokus modelen merr mijëra komente dhe pëlqime.

Rreth jetës së saj sentimentale, modelja joshëse (gjithashtu dhe aktore) preferon të mos flas, të paktën jo në rrjetet sociale. Në intervistat e ndryshme, përkundrazi ajo rrëfen fëmijërinë e vështirë: pas ndarjes nga jeta të babait, minator, e gjithë familja ka kaluar vite në varfëri dhe ishte pikërisht falë bukurisë dhe guximit të saj që modelja arriti të fitonte famë si dhe të ishte në kopertinat më të mira të modës.

Ky ndryshim rrënjësor i mënyrës së jetesës nuk e ka ndryshuar përkundrazi e ka bërë që të qëndrojë me këmbë në tokë. Ja se si e tregon për VanityFair periudhën pas humbjes së babait, kur Irina ishte vetëm 14-vjeç: “Menjëherë fillova të ndihmoj familjen time, e ndjeva menjëherë se duhet të bëja diçka, im atë nuk ishte më dhe unë duhet të merrja frenat në dorë. Çdo gjë që kam arritur në jetë është ndoshta nga ato që kam përjetuar në ato moment, dhe kur më thonë se historia e familjes sime është e trishtuar sepse isha e varfër dhe nuk haja përditë përgjigjem gjithmonë se nëse do të kisha pasur gjithçka, ashtu siç u ndodh të tjerëve nuk do të kisha arritur asnjëherë këtu”.

Sot Irina është një grua e lumtur dhe e dashuruar shkruan “Corriere della sera” në këtë artikull dedikuar kësaj ikone bukurie të ditëve të sotme. Zbuloni duke shfletuar galerinë e mësipërme kuriozitete rreth supermodeles duke shijuar fotot e “mbretëreshës” së pasarelave!

                                                                                     /Bordo/ Anila Dedaj

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *