“Michelle, bëhu presidentja jonë”, ja si përgjigjet Zonja e Parë

/Bordo/ Anila Dedaj

Trump president për 4 vjet, por Amerika ëndërron Michelle Obama-n

Kur Donald Trump u zgjodh për të qenë President i Shteteve të Bashkuara javën e shkuar, ishin të shumtë njerëzit që nisën të bënin propagandë me slogane nga më dashamirëset për zonjën e parë që së shpejti do të lërë Shtëpinë e Bardhë.  “ Michelle for President” ishte hashtagu që ngjyrosi në blu rrjetet sociale. Qytetarët amerikanë, që ishin të zhgënjyer nga fitorja e Trump, nisën të mendojnë qysh tani se si do t’i ndreqin trazirat që Trump ka premtuar se do të sjellë, dhe shumica i janë bashkuar një mendimi, pas 4 vjetësh ajo që duhet të drejtojë Shtetin Amerikan është pikërisht ajo “presidentja e zemrave”, Michelle Obama.

Por çfarë mendon vetë Zonja e Parë rreth kësaj ideje?

Ditën e djeshme në një konferencë për Veteranët e pastrehë që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë, dikush nga audience i thirri asaj “Madame President!” Ajo buzëqeshi edhe iu përgjigj “Ej ti aty, mbaj qetësi” Ndoshta kjo ishte një mënyrë për të thënë se ideja nuk po i pëlqen dhe aq shumë, por gjithsesi ajo ka ende katër vjet për të ndryshuar mendje…

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.