Satira me presidentët amerikanë te “Hosteni” gjatë diktaturës 0 139

Botimi i parë  humoristik në Shqipëri është themeluar para 71 vitesh. Bëhet fjalë për revistën “Hosteni” (1945). Nostalgjia, për këtë revistë, veçmas për humorin, ironinë e hollë dhe anën stilistike, u ngrit nga një plejadë e tërë artistësh, si Zef Bumçi, Dhimiter Ligori, Bardhyl Fico, Vasil Lalo, Enriko Veizi, Shtjefën Palushi, kemi Ilir Pojanin, Arben Meksi, Bujar Kapexhiu, Medi Belortaja, Agim Sulaj e shumë e shumë të tjerë. Traditë kjo që 45 artistë së bashku e vazhduan deri në fund të viteve ’90. Por, cilat ishin tematikat? Si e kamuflonin ata atë çka dëshironin të sillnin nëpërmjet artit të tyre, nëpërmjet diçiturave të thjeshta etj., prezantohen sot në ekspozitën “Arti, Satira dhe Presidentët Amerikanë në Revistën Hosteni” në ambientet e UET.

Kjo ekspozitë sjell në vëmendje këtë zhanër arti të mosvlerësuar sa duhet gjatë 26 viteve demokraci në vendin tonë dhe ironinë e artistëve tanë me udhëheqësit e SHBA-së. “Kjo ekspozitë shikon përmes kësaj dritareje, për të imagjinuar se si me humor dhe ndërgjegje të pastër, të gjejmë rrugën tone duke lënë pas konfliktet polarizuese dhe shkatërruese”, shkruan kuratori i ekspozitës, Elvis Kazazi. Disa nga karikaturat e botuara te revista Hosteni, që prezantohen në ekspozitën e sotme në Universitetin Europian të Tiranës janë; Richard Nixon, George H. W. Bush, Jimmy Carter, Harry S. Truman, Lyndon B. Johnson etj.

                                                                                                       /Bordo/ A.D

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *