KreuBordo Men

Stelvio, suvi i parë në historinë e Alfa Romeo-s

Shfaqen në rrjet imazhet e para dhe informacionet mbi modelin e shumë pritur “Alfa Romeo Stelvio”, që do të prezantohet për pakë orë në sallonin e Los Anxhelos. Njoftimet e publikuara nga “Automotive News”, konfirmojnë emërtimin “Stelvio” për modelin e parë suv në historinë e markës italiane, që do t’i shpallë luftë të ashpër konkurencës gjermane që tashmë sundon këtë treg në modelet luksoze.

Ky suv i “Alfa Romeo”-s vjen me motorin e famshëm “Quadrifoglio”. E zhvilluar mbi shasinë e modelit “Giulia”, “Stelvio” do të debutojë në SHBA në versionin sportiv me një motor V6 2,9 dopioturbo që çliron 510 kuaj fuqi si dhe do të ketë një kambio automatike me tetë marshe. Përveç motorit “Quadrifoglio” kjo veturë në SHBA do të tregtohet edhe me një motor më ekonomik, 2,0 tubo “MultiAir” që çliron 280 kuaj fuqi.

Për momentin nuk ka informacione mbi modelet që do të tregtohen në Evropë, që me shumë mundësi do të ketë edhe modele me motor me naftë.

Debutimi i këtij modeli pritet vetëm për pak orë në sallonin e Los Anxhelos, ku do të mësohen edhe detajet e tjera si llojet e motorëve që do të jenë në dispozicion, në aspektin teknik apo datat e daljes në treg.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF