Truri funksionon si… google!

Si lind një kujtim? Na e shpjegon gjiganti amerikan i internetit Google. Në fakt të bësh kërkime në Google nuk shërben vetëm për rrjetin, por i bën mirë edhe trurit të njeriut.

Disa studiuesve të Universitetit britanik të Leicester dhe të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, përdorën motorët e kërkimit në një model neural për të zbuluar se si lindin kujtimet. Ky studim u publikua në revistën shkencore “Nature Communications”.

Kombinimet e koncepteve janë një mekanizën kyç në memorien njerëzore sepse na ndihmon të kujtojmë edhe momente shumë të largëta në kohë. Për shembull, kur kujtojmë eksperienca personale, apo kur lëmë një takim me dikë në një vend të caktuar, krijojmë kombinime mes disa konceptesh.

Duke u nisur nga ky parim, studiuesit kanë përdorur funksionimin e motorëve të kërkimit në internet, si Google dhe Bing, në një model neural për të përcaktuar nivelin e kombinimeve mes koncepteve dhe si këto kombinime kodifikohen në memorien njerëzore.

Duke përdorur këtë teknikë arrtën të vërrejnë se si neuronet e pranishme në memorie arrijnë të përqëndrojnë pak koncepte, më të rëndësishmit, por të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

“Neuronet janë elementet konjitive të memorjes dhe përfaqësojnë konceptet dhe lidhjet mes tyre. Në fakt këto koncepte dhe kombinimet  etyre përfaqësojnë strukturën që mban kujtimet”, theksoi autori kryesor i këtij studimi, Rodrigo Quian Quiroga, nga qendra për Studimet e Neuroshkencore të Universitetit të Leicester.

“Sipas kësaj skeme, truri synon gjithnjë të kujtojë koncepte të rëndësishme dhe të harrojë një numër të pafundëm detajesh. Jo rastësisht, këto detaje as nuk kodifikohen nëpër neurone”, vazhdon ai.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.