KreuBordo Men

Audi R8 Spyder dhe Lamborghini Huracan Spyder… divat e rrugëve!

Garë vëllavrasëse apo grindje egoizmash? Meqënëse Audi është pronar i Lamborghini dhe prej gati 20 vitesh, normalisht që ky verion i ri i Audi R8 Spyder me një estetikë lehtësishtë më të mblehdur, se sa kushëriri i tij, Lamborghini Huracan Spyder. Të dyja veturat ndajnë shumë pika të përbashkëta, duke filluar nga struktura e njëjtë prej alumini dhe karboni. Sigurisht që italiani është më e shtrenjtë se sa gjermani (223 860 euro kundër 184 000 euro) si dhe gjithashtu më i fuqishëm (610 kuaj kundër 540 kuaj). Por në këtë nivel, rëndësia e çekut apo kalorësisë është relative.

Thënë ndryshe, çdo blerës i njërës apo tjetërs do të kënaqet nga zhurma e propulsorëve të këtyre dy veturash cabriolet. Një motor me 10 cilindra i zhveshur nga çdolloj pajisje sforcuese. Ky V 10 atmosferik karakterizohet nga një zhurmë e jashtëzakonshme duke dhënë në vazhdimësi një koncert që nuk mërzimtemi asnjëherë, sidomos kur është në version të hapur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF