Ish-bashkëshorti i Jolie çudit të gjithë me deklaratën rreth Brad

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit Billy Bob Thorton i ka çuditur të gjithë kur rrëfeu se i pëlqeu shumë të punonte me ish-bashkëshortin e Angelina-s, me të cilën ai ka qenë i martuar.

“Kjo mund t’i çudisë të gjithë por do të më pëlqente shumë të bëja një film me Brad Pitt. Mendoj se do të ishim një skuadër e mirë në film. Mund të luanim një çift djemsh nga Jugu”, u shpreh 61-vjeçari për Playboy.

Billy Bob dhe Angelina, 41-veç, kanë qenë të martuar nga viti 2000 e deri në 2003. Aktorja u martua me Brad, 52-vjeç me të cilin ka 6 fëmijë, në gusht të vitit 2014 dhe të dy lajmëruan për ndarjen e tyre në shtator të vitit 2016.

Në një intervistë të mëvonshme, Billy Bob tha se Angelina po bën gjënë e duhur. “Ajo duket mirë kur më rastësis të flas me të. Ne nuk kemi edhe shumë komunikim”,u shpreh ajo për Entertainment Tonight. “Ne jemi shumë miq të mirë, por ajo ka jetën e saj tashmë dhe unë kam timen”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.