KreuStil Jetese

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Leonard Cohen

Menaxheri i Leonard Cohen ka konfirmuar për herë të parë shkakun e ndarjes nga jeta të kantautorit.

Lajmi i vdekjes së poetit dhe muzikantit u dha nga Sony Music Canada, ndërsa se fundmi menaxheri i tij, Robert Kory konfirmoi edhe shkakun e vdekjes: “Leonard Cohen është ndarë nga jeta gjatë gjumit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, në mesnatën e 7 nëntorit. Ishte një vdekje e papritur, e shpejtë edhe paqësore”.

Ndërkohë që i biri, Adam Cohen, pak ditë më parë është shprehur së i ati “është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Los Angeles”, mirëpo nuk ishin dhënë detaje të mëtejshme.

Leonard Norman Cohen u lind në 21 shtator të vitit 1934 në Westmount, në Quebec. Kishte mësuar të luante në kitarrë qysh i ri dhe formoi një grup folk, Buckskin Boys. Shumë shpejt i frymëzuar nga Federico Garcia Lorca do të niste të shkruante poezi. Pasi u diplomua në universitetin  McGill, u transferua në ishullin grek të Hydra-s ku publikoi përmbledhjet e tij të para me poezi “Flowers for Hitler” në vitin 1964 dhe përmbledhjen me tregime “The Favourite Game” në vitin 1963 dhe “Beautiful Losers” në vitin 1966 dhe më pas u përfshi në ambientin e folk-rock të qytetit. U njoh me këngëtaren Judy Collins, që në të njëjtin vit futi dy këngë të Cohen në albumin e saj “In my life”. Një nga të dyja ishte një nga këngët më të suksesshme të Cohen “Suzanne”.

Por Collins nuk ishte e vetmja. Më shumë se 2000 cover-a të këngëve të tij , midis të cilave kënga e famshme “Halleluja” janë regjistruar nga shumë të tjerë si Tim Hardin dhe zëra të mëdha të muzikës rok, pop, kaltri etj si U2, Elton John, Sting, Trisha Yearwood dhe Aretha Franklin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF