Një fustani i Marilyn Monroe shitet 4,8… milionë dollarë!

View Gallery
7 Photos

Fustani mitik, i ngushtë, i veshur nga Marilyn Monroe për të kënduar “Happy birthday” për presidentin John F. Kennedy me rastin e 45-vjetorit u shit dje në ankand 4,8 milionë dollarë në Beverly Hills.

Me ngjyrë floriri dhe punuar me dorë me 2 500 kristale, ai u vlerësua rreth dy-tre milionë dollarë nga shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions, që organizoi shitjen në këtë lagje të pasur të Los Anxhelesit.

Fustani i krijuar me format e Marilynit, ishte veshur nga aktorja dhe këngëtarja legjendare në skenën e ”Madison Square Garden” në Nju Jork më 19 maj 1962 për të kënduar “Happy Birthday Mr President” me zërin e saj sensual.

“Ishte kryesisht zëri kaq intim dhe projektimi i fjalëve ‘Mr. President’ që ndezën publikun, shtypin dhe shënuan një moment të madh të kulturës popullore”, nënvizoi shtëpia e ankandeve në një komunikatë.

Ky interpretim shkaktoi edhe shumë zëra në atë kohë për një lidhje mes presidentit karizmatik amerikan dhe seks simbolit të njohur.

Marilyn Monroe vdiq tre muaj më pas nga një overdozë ilaçesh. Kennedy u vra një vit më pas.

Fustani u ble nga Ripley’s Believe It or Not! (Besojeni ose jo!).

Ai ishte blerë në shitjen e parë në ankand në vitin 1999 nga biznesmeni Martin Zweig për shumën 1,3 milionë dollarë.

Rekordi i shitjes për një fustan të Marilynit mbetet 5,5 milionë dollarë shpenzuar pesë vjet më parë nga blerësi i fustanit të veshur në skenën e filmit “Shtatë vjet reflektim”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.