Një teknologji e re muzeale ju vë ballë për ballë me… dinozaurët!

Muzeu i Historisë Natyrore “Senckenberg” në Frankfurt ka vendosur teknologji të re për të risjellë në jetë dinozaurët.

Duke vendosur syze të veçanta, vizitorët mund të zhyten në parahistori për disa minuta në një kohë të caktuar.

Nga mesi i dhjetorit vizitorët në një nga muzeumet më të mëdha evropiane të dinosaurëve do të jetë në gjendje të shohin qafën e  gjatë të Diplodocus (lloj dinozauri – shën. i përkth.).

Për ata me një qasje më tradicionale të paleontologjisë, skeleti i tij fosil gjendet gjithashtu në koleksionin e muzeut.

Nisma e teknologjisë së lartë është rezultat i punës së Alexander Oster, i cili krijoi një film 3D, si një projekt akademik në studimet e medias bazuar në kohë.

Filmi hapet me një pamje të dinosaurëve të gjallë dhe përfundon me konfrontimin sy më sy.

Drejtori i muzeut, Bernd Herkner e sheh këtë nismë si një fillim i përdorimit të mjeteve virtuale në “Senckenberg”, e cila po shkund reputacionin e një kohë të gjatë se ndërtesa plot me eshtra të pluhurosura ka nevojë me patjetër të përditësohet.

“Lidhur me konvertimin e muzeut ne duam që të rrisim përdorimin e teknologjisë së re”, tha ai.

“Ne duhet si një muze të përshtatemi me kohën dhe kjo do të thotë se ne nuk ta teprojmë me realitetin virtual”, u shpreh Herkner.

Por, ai këmbëngul se muzeu gjerman, një financues kryesor i hulumtimit dhe kërkimit, do të vazhdojë të merret me realitetin e vërtetë.

“Teknologjia është për të plotësuar objektet tona dhe jo të konkurojmë me ta”, përfundoi Herkner.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.