KreuCelebrity

Stilistja refuzon të veshë Melania Trump: Arsyeja, për t’u duartrokitur!

Stilistja e njohur Sophie Theallet ka deklaruar se do të refuzojë të bëjë veshje për Zonjën e Parë Melania Trump dhe fton kolegët e saj të bëjnë të njëjtën gjë. Theallet ka stiluar veshje për Michelle Obama gjatë tetë viteve qendrim në Shtëpinë e Bardhë, por duket se nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë edhe për Melanian. E pyetur përse e bën këtë, ajo thotë se është për çështje parimore. “Si stiliste unë jam pro diversitetit dhe lirisë individuale dhe respektoj mënyrën e jetesës së çdokujt. Por nuk mund të punoj për dikë, burri i së cilës ka si retorikë të vetën racizmin, seksizmin dhe ksenofobinë ndaj kujtdo”, tha stilistja. “Integriteti është monedha jonë e vetme”, shtoi stilistja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF