Toyota C-HR, një veturë që magjeps të gjithë!

View Gallery
7 Photos

Toyota me modelin e saj më të fundit C-HR kërkon të ketë një efekt të dyfishtë në treg. Në fakt më C-HR inxhinierët japonezë i kanë dhënë liri të plotë stilit dhe në një farë mënyre kanë ndryshuar krejtësisht planet e kompanisë.

Ky suv japonez i segmentit C, i projektuar fillimisht vetëm për tregun evropian, shumë shpejtë do të jetë i disponueshëm në të katërt cepat e globit ku Toyota ka pika shitjeje. Por kjo, në fillim të projektit, pesë vite më parë as nuk imagjinohej.

Avantazhi i Toyota C-HR është që i dedikohet njëkohësisht grave, çifteve të reja, atyre që udhëtojnë shumë, atyre që duan të bien në sy dhe atyre që janë të apasionuar pas teknologjisë.

C-HR-ja të magjeps me linjat e saj jokonvencionale praj sportiveje të lartë. Mjafton t’i hedhësh një sy parakolpit super të përpunuar, anësoreve me muskuj të skulpturuar, apo pjesës së mbrapme të dalë dhe me dritat që bien në sy. Por nuk mjaftojnë vetëm linjat e jashtme. Kjo veturë është e mbushur plot me teknologji dhe është e rehatshme për ata që udhëtojnë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.