Amal Clooney: “Idetë e Trump janë shkelje e të drejtave të njeriut”

 Avokatja sulmon presidentin e ri të SHBA-së

Amal Clooney nuk beson se Trump mund ta bëjë Amerikën sërish të madhe. Avokatja ndërkombëtare e të drejtave njerëzore, gruaja e aktorit dhe aktivistit George, ka shprehur të gjithë shqetësimin e saj në një konferencë për gratë në Texas, gjatë së cilës ka kundërshtuar propozimet e presidentit të sapozgjedhur amerikan.

“Komentet e Trump rreth faktit që duhet të kryhet një test për të vlerësuar besimin fetar të njerëzve para se të hyjnë në SHBA, që tortura duhet të sponsorizohet nga Shteti dhe që familjet e të dyshuarve për terroristë duhet të vriten të gjithë për shkelje të ligjeve ndërkombëtare për të drejtat njerëzore dhe të vlerave bazë”, ka deklaruar përballë një sheshi me 7 mijë personash në 15 nëntor.

Clooney ka shprehur shpresën e saj se veprimet konkrete të tycoon-it do të korrigjojnë deklaratat e bëra prej tij në fushatën elektorale dhe që e ardhmja do të përgënjeshtrojë shqetësimet e saj: “Presidenti ka thënë se lufta kundër Isis është një prioritet dhe që natyrisht duhet të respektojmë rezultatin e një votimi demokratik. Duhet të shpresojmë se do të bëhet më e mira”.

Konkretisht ajo beson se këto zgjedhje mund të komprometojnë imazhin e Shteteve të Bashkuara: “Mendoj se  ndihet një lloj shqetësimi jashtë shtetit se SHBA do të humbas disa vlerësime morale në nivel ndërkombëtar”.

Gjatë diskutimit ajo citon Hillary Clinton – të cilën e kishte mbështetur gjatë kandidaturës së saj në Shtëpinë e Bardhë – dhe vazhdon apelin e saj ndaj grave: një ftesë që gratë të mbështesin njëra-tjetrën, të solidarizohen njëra me tjetrën duke kryer “akte të përditshme feminizmi”. “Gjëja më e keqe që mund të bëjmë si gra është të mos mbrojmë njëra-tjetrën dhe kjo është diçka që duhet ta vëmë në jetë çdo ditë, nuk ka rëndësi kur edhe si: zgjidhni të mbroni njëra-tjetrën dhe të përgëzoni njëra-tjetrën në vend që të garoni dhe të kritikoheni”.

                                                                                                      /Bordo/Anila Dedaj/

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.