Britney Spears, seksi në videon e këngës së re

Britney Spears sapo ka publikuar një këngë të re shoqëruar me video, pjesë e albumit të saj “Glory”.

Britney Spears në videon "Slumber party"
Britney Spears në videon “Slumber party”

Si çdo gjë që ish-princesha e pop-it bën, edhe këtë herë Spears ka goditur në shenjë. Nëse video e këngës “Make me…” zhgënjeu disi fansat, më e reja “Slumber party” dëshmon edhe një herë që Britney është mbretëresha e muzikës.

Britney Spears dhe Tinashe në videon "Slumber party"
Britney Spears dhe Tinashe në videon “Slumber party”

Kjo këngë vjen në bashkëpunim me një emër të ri në muzikë, Tinashe. Në klip të dyja këngëtaret këndojnë dhe kërcejnë. Kjo është hera e parë që Britney shfaq më shumë se sa një herë në video artistët me të cilët bashkëpunon. Në rastet e tjera ato kanë mbetur në hije siç ndodhi me reperin G-Eazy në këngën “Make me…”.

Britney Spears në videon "Slumber party"
Britney Spears në videon “Slumber party”

“Slumber party” po ecën mjaft mirë. Vetëm në 24 orët e para, videoklipi ka marrë më shumë se 4 milion klikime.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.