KreuCelebrity

Britney Spears, seksi në videon e këngës së re

Britney Spears sapo ka publikuar një këngë të re shoqëruar me video, pjesë e albumit të saj “Glory”.

Si çdo gjë që ish-princesha e pop-it bën, edhe këtë herë Spears ka goditur në shenjë. Nëse video e këngës “Make me…” zhgënjeu disi fansat, më e reja “Slumber party” dëshmon edhe një herë që Britney është mbretëresha e muzikës.

Kjo këngë vjen në bashkëpunim me një emër të ri në muzikë, Tinashe. Në klip të dyja këngëtaret këndojnë dhe kërcejnë. Kjo është hera e parë që Britney shfaq më shumë se sa një herë në video artistët me të cilët bashkëpunon. Në rastet e tjera ato kanë mbetur në hije siç ndodhi me reperin G-Eazy në këngën “Make me…”.

“Slumber party” po ecën mjaft mirë. Vetëm në 24 orët e para, videoklipi ka marrë më shumë se 4 milion klikime.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF