Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

View Gallery
7 Photos
Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

Edi Rama nuk më dëgjoi për ekspozitat, Galeria për faqe të zezë

Errësira, tërmeti dhe avioni janë tre frikëra që e kanë shoqëruar piktorin Gazmend Leka gjatë gjithë jetës së tij. Megjithatë, ai ka guxuar, duke i përfolur dhe pikturuar, duke i sjell ato në qenie konkrete, saqë gradualisht i bëri të “parrezikshme” në jetën e tij. Realizoi “Errësirën”, si perçe që i mbulonte sytë ngjyrës, për ta bërë më misterioze. Realizoi ciklin “Ikarus” ku avionët binin nga qielli si zogj të vrarë, të djegur e të përcëlluar. Por, realizoi dhe “Tërmetin” tek “Varri Bosh”, për të marrë hak dhe shpëtuar ndaj tyre. Prandaj ai kësaj here ekspozon në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura ekspozitën “Natura morta”, në të cilën prezanton “Çastet e fundit” të Napoleon Bonaparte, George Washington,Vladimir Lenin, të Filippo Brunelleschi, Toman Woolner Turner, të Friedrich Nietzsche, Ludëig van Beethoven dhe të Dante Aligerit. Për gazetën “Shekulli” piktori gazmend Leka ka rrëfyer se si nisi të pikturojë “kokat” e botës në momentin e kalimit, në “Çastin e fundit”, kur ata u ndodhën përpara portave. Profesor Leka teksa ndalte dhe te gjendja e artit pamor në vendin tonë, duke shtuar se shkon më shumë teatër, opera dhe kinema, sepse këto aktivitete i krijojnë një lloj rrethimi dhe dëshire ndryshe.

“Arteve pamore nuk po u rri larg! Por, nuk kam dëgjuar të ketë pasur ndonjë aktivitet të rëndësishëm në pikturë”, thotë ai. Ndërsa shton më tej se prej tyre, pavarësisht “zhurmës”, që u bë në medie për ekspozitën e kryeministrit në galerinë “Mariane Goodman” në Nju Jork, ai nuk ja ka parë punimet, sepse nuk ka marrë asnjë ftesë, prej së cilës të nxitej. Ndërsa, përsa u përket debateve që ka hapur ekspozita e Ramës me këto përmasa në një galeri jashtë vendit, Leka shprehet se, në periudhën që Edi merrej me pikturën ka qenë një piktor i mirë, ka qenë djalë me shije. Ndonëse, ai ruan kujtime me të, nuk heziton të renditë edhe këshillat që i ka dhënë kryeministrit për Galerinë Kombëtare të Arteve, që është lënë për faqe të zezë me fonde, për ikonat që u vendosën në katin e tretë të GKA­së, për zhdukjen e linjës së Artit Modern Shqiptar, që akoma nuk po ndërtohet, por që tani po prishen edhe linjat e tjera. Po bëhet një Galeri Kombëtare e cunguar.

“Nga GKA nuk blihet absolutisht asnjë vepër. GKA ka mbetur më tepër në periudhën e realizmit socialist, ndërkohë që ne pretendojmë se sot ka një krijimtari shumë të madhe të artistëve të rinj. Është ndryshuar mentaliteti në art”. Ndërsa, kur Edi Rama bën ekspozita, profesorit i bëhet qejfi, sepse është piktor dhe këtë nuk mundet që t’ia ndalojë. “Por, për mua si kryeministër duhet që të merrte një grup piktorësh dhe midis tyre le të ishte dhe ai. Ata duhet që t’i çonte jashtë shtetit dhe të tregonte se çfarë është Shqipëria. Çfarë janë artet e bukura në Shqipëri?. Unë dikur kam thënë se, nuk më intereson fare, nëse mërzitet Edi Rama, Mirela Kumbaro, apo Gazmend Leka. Mua më intereson kur mërzitet vendi ynë. Edhe këtë ja kam thënë hapur disa herë. Sigurisht që më vjen keq, sepse i kam thënë me doreza dhe pa doreza, që të ketë kujdes nga shumë artistë, shokët e tij lajkatarë, që i rrinë rrotull edhe i japin opinione personale në dëm të artit shqiptar, duke përfituar ata vet nga fondet e Ministrisë së Kulturës”.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.