Pacolli rrëfen punën e paligjshme dhe takimet me Trump

View Gallery
4 Photos
Pacolli rrëfen punën e paligjshme dhe takimet me Trump

Pacolli rrëfen punën e paligjshme dhe takimet me Trump

Pacolli rrëfen punën e paligjshme dhe takimet me Trump

Pacolli rrëfen punën e paligjshme dhe takimet me Trump

Ai është një nga shqiptarët më të pasur, ish President(2011) dhe ish Zëvendëskryeministër  i Republikës së Kosovës (2011-2014), bëhet fjalë për një nga sipërmarrësit më të suksesshëm, Behgjet Pacollin. I ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit, biznesmeni

ka bërë një deklaratë të fuqishme për sa i përket konsideratës që ka për politikën, të cilën e quan si “një punë të paligjshme”, dhe që është penduar që ka qenë pjesë e saj. “E kisha menduar si një punë që kërkon sinqeritet, implementim të mirë të fjalës, dhe që do të kisha të bëja me njerëz të mirë. Ta dija prej fillimit se politika do ishte e tillë, nuk do të isha bërë pjesë e saj”. Pacolli ka rrëfyer se në politikë është takuar me njerëz të paskrupuj, edhe pse ai nuk i klasifikon të gjithë si të tillë. Ai u shpreh gjatë intervistës se drejtuesit e institucioneve janë njerëzit më të vegjël në shpirt, që nuk dinë se çfarë është premtimi apo fjala.

Pacolli ka rrëfyer gjithashtu se në vitin 1997 ka pasur mundësi të takojë Trump-in dy herë, dhe që i ka lënë përshtypje pozitive, edhe pse ai pohon se njeriu kur hyn në politikë ndryshon. “Duke qenë se ka bërë arritje të mëdha në biznes me siguri që ka edhe anë pozitive”. Ai ka treguar se njëherë i është dashur të anulojë një takim me të. “Asgjë e jashtëzakonshme atë kohë, ndoshta sot me famën që ai ka nuk do ishte normale” .

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.