KreuStil Jetese

Miram Cani: Në këtë urë kam kaluar për më shumë se 20 vjet

Ata janë  një çift këngëtarësh, nga më të dashurit në vendin tonë, të suksesshëm në muzikë por edhe një familje e mrekullueshme. Miriami dhe Albani tashmë prindër të vogëlushes Ameli, gëzojnë pëlqimin e shumë fansave, si në jetën reale ashtu edhe në rrjetet sociale, ku si shumë të tjerë edhe ata ndajnë momente nga jeta e tyre e përditshme, mendime, ndjenja apo nostalgji…

Miriami këto ditë gjendet në Gjermani, aty ku është rritur, si dhe ku ka kujtime të rëndësishme, përjetime që kanë lënë gjurmë në jetën e saj. Ajo ka publikuar në instagram një foto të bërë në lumin “Neckar”, më saktë në të ashtuquajurën “Ura e vjetër”,  në Heidelberg ku Miriamit i duhej të kalonte çdo ditë. Kësaj here është ndryshe pasi kalojnë së bashku të tre, ajo si nënë e re me Amelinë e vogël.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF