Ndihmësja publikon foto të rralla të Kim Kardashian

Kim Kardashian West është tërhequr disi nga rrjetet sociale dhe nga jeta publike pas grabitjes me armë në Paris dy muaj më parë. Por vëmendja është kthyer sërish te 36 vjeçarja pas publikimit të disa fotove artistike në të cilat Kim shfaqet e zhveshur.

Kim Kardashian
Kim Kardashian

Është ndihmësja e saj Stephanie Shep, e cila përditëson aplikacionin e Kim. Me hashtagun që rikthen fotot e së shkuarës, Shep postoi disa foto të rralla, të pa publikuara më herët të udhëtimit të Kardashian në Tajlandë për një sesion fotografish në shkretëtirë.

Kim Kardashian gjatë realizimit të fotove
Kim Kardashian gjatë realizimit të fotove

Shep shkruan: – “Të shkoja në Tajlandë ishte e veçantë për mua, sepse ishte hera e parë që shkoja me pushime me Kim dhe familjen e saj. Ishte hera e parë që Kim realizoi fotografitë për kopertinën e librit të saj ‘Selfish’.”

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.