Portreti i Carit të fundit, Nicolas II i fshehur për 90 vite pas fotos së Leninit

View Gallery
3 Photos
Portreti i Carit të fundit, Nicolas II i fshehur për 90 vite pas fotos së Leninit

Portreti i Carit të fundit, Nicolas II i fshehur për 90 vite pas fotos së Leninit

Portreti i Carit të fundit, Nicolas II i fshehur për 90 vite pas fotos së Leninit

Një portret i Carit të fundit të Rusisë, Nicolas II ka qëndruar I fshehur përgjatë një shekulli pas atij të atit të Revolucionit, Leninit u zbulua krejt rastësisht ku pritet së shpejti të ekspozohet në Shën Peterburg, njoftuan sot restauratorët.

« Porterti ceremonial i perandorit i pikturuar nga Ilia Galkine në 1896 ka qëndruar I fshehur për gati 90 vite në anën e pasme të një portreti tjetër, atij të Leninit realizuar në 1924 nga një tjetër piktor, , Vladislav Izmaïlovitch, tha për shtypin Tatiana Potselouïeva, përgjegjëse e grupit të restauratorëve të ngarkuar prej tre vitesh për ta kthyer në gjendjen e mëparshme pikturën.

Portreti i përmasave të mëdha 4 metra me 3 i Leninit në këmbë përpara fortesës Pierre-dhe-Paul në Shën Peterburg ka qëndruar gjithë këto vite në sallën ceremoniale të shkollës 206 të ish-kryeqendrës perandorake, që ishte në epokën e Carit një institucion tregtar përpara se të kthehej në një shkollë.

E mbetur aty prej një shekulli, piktura u dëmtua gabimisht në vitet 1970 por restaurimi i veprës nisi në 2013 nga ekspertë të Akademisë Kombëtare të arteve dhe Industrisë Stiglietz në Shën Peterburg, të cilët nuk vonuan të zbulonin identitetin e dyfishtë të tablosë.

“Imazhi i Carit të fundit të Rusisë, i vrarë së bashku me familjen e tij nga bolshevikët në 1918 u shfaq nën një shtresë pëlhure lehtësisht e tretshme në ujë. Kemi mbetur vërtetë të habitur”, shprehet Tatiana Potselouïeva.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.