KreuStil Jetese

Uria dhe oreksi në sëmundjet endokrine

Dr. Etleva Gjoshe

Uria është shprehja e një nevoje, nëpërmjet të cilës organizmi duhet ta sigurojë nga jashtë ushqimin energjitik të nevojshëm për të mbijetuar.

Uria shfaqet si një nevojë objektive e cila, kur plotësohet, jep një ndjesi të veçantë kënaqësie, kjo kënaqësi që pason ushqimin lind dëshirën për të ngrënë ose ndryshe oreksin.

Uria dhe oreksi nuk janë identike, ato shoqërojnë njëra-tjetrën dhe kushtëzohen reciprokisht.

Karakteristikat organoleptike të ushqimeve përmbajnë ngacmues specifik për oreksin. Ato veprojnë direkt me anë të shqisave, duke shkaktuar ose theksuar urinë.

Uria dhe oreksi, të plotësuara, pasohen nga ndjenja e ngopjes.

Nëse në mënyrë abuzive vazhdon konsumi i ushqimeve përtej ndjesisë së ngopjes, shkaktohet distension i stomakut me ndjesinë e ngopjes, moment kur ngacmuesit pozitiv të oreksit kthehen në ngacmues negativë dhe shfaqet ndjesia e të përzierit që mund të pasohet nga të vjellat. Uria është e kontrolluar nga 2 qendra hipotalamike hipotalmusi (gjëndër neuroendokrine, ventro-mediale (QVM) dhe dorsolaterale (QDL) të cilat funksionojnë në varg, funksioni i tyre është i kushtëzuar nga luhatjet e glicemisë si dhe energjinë që ajo prodhon. Në këto kushte, kur QDL është në mungesë glukoze dhe energjie, shfaqet ndjesia e urisë. Ushqyerja rrit nivelin e glicemisë, QVM furnizon energji të mjaftueshme për të bllokuar QDL, dhe kështu ndjesia e urisë zhduket. Normaliteti i kësaj loje krijon kushtet e një peshe të ekuilibruar.

Normalisht, hipoglicemia pas ushqimit, arrin vlera kritike pas 5-6 orësh, duke vendosur kështu dhe orarin e ritmit të ushqyerjes.

Sëmundje endokrine që zakonisht shoqërohen me ulje ose mungesë të urisë apo oreksit

Këto lloj sëmundjesh janë përgjithësisht rrjedhojë e uljes së djegieve (procese metabolike) dhe për pasojë e uljes së ngacmimit të qendrave hipotalamike të kontrollit të urisë dhe ngopjes.

 

Sëmundja Addison

Semundja Addison karakterizohet nga nivel i ulët i kortizonit të prodhuar nga gjëndra mbiveshkore

Anoreksia nervoze

Anoreksia nervoze kalon nga një gjendje mendore e rrezikshme. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mendojnë se janë të shëndoshë dhe kanë shumë frikë nga obeziteti dhe nga mundësia që mund të shtojnë peshë. Anoreksia nervoze fillon kryesisht në adoleshencë. Adoleshentët me sëmundje kronike si diabet tip 1 apo astem janë edhe më të rriskuar për të zhvilluar këto patologji të ushqyerjes. Dietat ekstreme janë paralajmëruesi kryesor për një çrregullim të mundshëm të ushqyerjes. Në rastet kur adoleshentët shfaqin shqetësime për peshën e tyre ata duhen këshilluar të bëjnë aktivitet fizik dhe jo dieta në reduktimin normal të mënyrës së ushqyerjes. Kur fillon të mbaj dietë, një person që vuan nga anoreksia nervoze nuk ndalon dot më.

Sëmundje endokrine që shoqërohen me shtim të urisë apo oreksit

Shtimi i urisë dhe oreksit ndodh në ato sëmundje ku dominon katabolizëm i shtuar (hipertireoze, feokromocitom), ku ka luhatje të mëdha të glicemisë, me ulje të theksuara (hipertireoze, hiperinsulinizem, obezitet) ose në sëmundjet ku glukoza nuk mund të përdoret nga qelizat (diabeti insulinovartes).

Obeziteti

Karakterizohet nga një çrregullim i urisë sidomos në format më dëmtim të hipotalamusit.

Uria është e fortë dhe vështirë për tu plotësuar, ngacmuesit ushqimor gjatë ngrënies në vend që të ulin oreksin e rrisin atë. Në përgjithësi nuk ka preferencë për ushqime të ndryshme, por shihet një përzgjedhje për të ëmblat dhe brumërat.

Oreksi kapriçoz

Karakterizohet nga mungesë oreksi me ndjesi  ngopje, të përziera, të vjella, të  alternuara me shtim të oreksit, nganjëherë veçanërisht për ushqime të caktuara.

Është situate karakteristike hiperestrogjenismit dhe çrregullimeve të menopauzës (faza hiperestrogjenike).

 

 

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF