Aksident në rrugë, Noizy jep ndihmën e parë

 

Tingëllon mirë kur dëgjon se persona të caktuar publikë japin shembuj të bukur qytetarie. Nëse ndodh që i famshmi të jetë shumë i ndjekur edhe i pëlqyer veçanërisht nga moshat e reja, siç është reperi i njohur Noizy, atëherë gjesti human që ai kryen merr edhe më shumë vlerë, pasi është edhe një pikë referimi e fortë që ndikon në sjelljen e shumë të rinjve.

Ka ndodhur një aksident në autostradën Tiranë- Durës, që ka përfshirë mjeken pediatre V.K së bashku me familjarët e saj gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Në aksident është përfshirë edhe një kamion që ka përplasur makinën e pediatres, e cila ka pësuar frakturë në këmbë, ndërsa familjarët e saj nuk janë dëmtuar. Ndërkohë që këngëtari, i cili ka qenë duke kaluar aty, pasi ka parë skenën e aksidentit ka ndalur makinën dhe ka bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.