American Music Awards, triunfojnë Ariana Grande dhe Justin Bieber 0 87

Ishte ylli i Ariana Grandes që shkëlqeu natën e American Music Awards, çmime të dhëna nga publiku përmes një votimi online.

23 vjeçarja që performoi në skenë me Nicki Minaj mbi notat e “Side To Side”, fitoi çmimin si artistja më e mirë e vitit duke mundur Rihanna, Adele dhe Beyonce. Triumfoi edhe Justin Bieber dhe reperi Drake, që morën katër statuja secili.

Zonja e shtëpisë e mbrëmjes ishte Gigi Hadid, që imitoi zonjën e parë të re Melania Trump dhe ndau skenën me të fejuarin Zayn Malik, i zgjedhur si artisti më i mirë i vitit.

Ishte një vit i ‘çmendur’, deklaroi anëtari i ish One Direction “Nuk e prisja që të votonin ende për mua”.

Momenti më intensiv i mbrëmjes ishte ai i Selena Gomez, në daljen e saj të parë publike pas ndalimit të sforcuar të turit botëror për t’u kuruar pas problemeve shëndetësore.

E zgjedhur artistja më e mirë femër e vitit, Gomez falenderoi fansat dhe u prek mbi skenë .
I emocionuar edhe Drake, për herë të parë fitues në American Music Awards. Kandidat në 13 kategori, reperi ka triumfuar si artisti më i mirë rep/hip hop, albumi më mirë, kënga me mirë, kënga me mirë rep/hip hop dhe kënga më mirë soul/R&B (cift me Rihanna). Katër statuja edhe Justin Bieber, që këndoi “Never Give Up” drejtpërdrejt nga Italia dhe u zgjodh nga fansat si artisti më mirë mashkull pop, albumi më mirë dhe vdieoja më e mirë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *