Diferenca ideale e moshës për një çift  

 

Mosha nuk ka rëndësi? Me sa duket kjo thënie nuk është tërësisht e vërtetë! Studimet thonë se me një farë diference në moshe shtohen mundësitë e suksesit për një lidhje

Thuhet se mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër nëse dashurohet me të vërtetë. Por a jemi tërësisht të sigurt se mosha nuk ka rëndësi? Një studim i universitetit Emory në Atlanta ka zbuluar një diferencë ideale në moshë, që shton mundësitë e suksesit në një lidhje.

Studimi përqendrohet në 3 mijë persona dhe ka zbuluar se diferenca e madhe e moshës rrezikon më shumë një raport. Këto janë vëzhgimet e përgjithshme edhe pse motivet e vërteta mund të varen nga arsye të tjera, ose mund të lidhen me faza të ndryshme të jetës.

Studiuesit kanë zbuluar se çiftet me diferencë moshe prej 5 vitesh kanë më shumë se 18% mundësi të ndahen në krahasim me një çift bashkëmoshatarësh, nëse mosha, pastaj, është më e madhe se 10 vjet atëherë përqindja shtohet deri në 39%. Çiftet që kanë një diferencë më të madhe se 20 vjet kanë një rrezikshmëri që shkon deri në 95%.

Ndërsa sipas studimit, mosha ideale do të ishte ajo ku çifti të kishte një diferencë prej një viti. Në këtë rast, mundësia për t’u ndarë është vetëm 3%.

Edhe pse, këto të dhëna janë përqendruar vetëm në një grupim të caktuar njerëzish për të bërë studimin. Çdo çift është i ndryshëm dhe te raporti i tyre ndikojnë edhe faktorë të tjerë si: fëmijët, përputhshmëria karakteriale, sjellja etj.

                                                                                                 Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.