Imitimi spektakolar që Gigi Hadid i bën Melania Trump

Gigi Hadid ishte e ftuar në “American Music Awards” dhe përveçse se kishte një look prej dive të vërtetë, ajo tregoi gjithashtu disa aftësi të sajat imituese.  Gjatë monologut gjatë shfaqjes së bashku me Jay Pharoah, Hadid imitoi në mënyrë perfekte dhe shumë argëtuese shprehinë e Melania Trump. Duke lënë mënjanë aftësitë e saj si modele, ajo për pak çaste tregoi një anë tjetër të sajën duke imituar Melania Trump dhe duke thënë “Unë e dua bashkëshortin tim, President Obama-n dhe fëmijët tanë, Sasha-n dhe Malia-n”, duke bërë që publiku të shpërthente në të qeshura. Kjo ishte një mënyrë për të ironizuar fjalimin e famshëm të Meliania-s, një nga të paktët  që ajo ka mbajtur edhe që në fakt i përkiste zonjës së parë në ikje, Michelle Obama-s.

                                                                                                      /Bordo/ Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.