KreuStil Jetese

Një “copëz qielli” për Soni Malaj, dhuratë nga i dashuri

Për të dëshmuar në mënyrë origjinale se sa i shtrenjtë është një person për ju, për ti thënë në mënyrën më të bukur të mundshme “Je speciale, apo unike”, tani mund t’i dhurosh një copëz qielli.  E ka bërë këtë i dashuri i Soni Malaj, për të dëshmuar kështu dashurinë e tij kundrejt këngëtares, e cila e ka bërë publik këtë gjest kaq të këndshëm.

“Tashmë në hapësirë ndodhet dhe një yll me emrin tim. Nuk mund të dëshiroja dhuratë më të bukur!” ka shkruar Soni përbri fotos së publikuar në Instagram.

Si mund të dhurohet një yll?

Të bësh një dhuratë të tillë është në fakt e thjeshtë: mjafton të zgjedhësh një emër dhe datën e regjistrimit që duhet të shfaqet në çertifikatë, p.sh mund të zgjidhni datëlindjen e personit që do të marrë dhuratën, ose datën e përvjetorit të martesës etj.

Nëse edhe ju dëshironi t’i bëni njeriut tuaj të zemrës një dhuratë të ngjashme, atëherë mund të drejtoheni faqes zyrtare “Global Star Registry”, nuk është aspak e komplikuar. Mjafton të zgjidhni llojin e paketës, të specifikoni emrin që duhet t’i vendosni yllit ditën e regjistrimit dhe shumica e punës është kryer.

Të dhurosh një yll është në fakt një gjest 2-fish i bukur pasi për çdo blerje, 5% e pagesës shkon për UNICEF.

                                                                                               /BORDO/ Anila Dedaj

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF