KreuStil Jetese

“Nxehet” princ Herry: Askush të mos e prek Meghan-in

Ja komunikata e çuditshme për shtyp (zyrtare), nga Kensington Palace

Mesa duket, kësaj radhe princi lozonjar i Londrës, Harry, e ka seriozisht.

Cila është fatlumja? Meghan Markle, aktorja amerikane, të cilën ai e frekuenton prej disa kohësh. Duket aq i dashuruar saqë ka bërë një deklaratë zyrtare për shtyp nga Kensington, rreth historisë së tyre.

Në komunikatë ai shpreh shqetësimin e tij kundrejt fjalëve raciste dhe seksiste (mamaja e Megna është afroamerikane) që duhet të reshtin menjëherë.

Zyrtarizon kështu historinë e tij të dashurisë, nëpërmjet Twitter-t dhe rrjeteve sociale, që po e ekzagjerojnë lidhur me këtë çështje duke arritur në fyerje që mund të konsiderohen të rënda, dhe që nuk prekin vetëm Meghan, por një masë të gjerë të njerëzve. Për Harry-n, që nuk preferon të shprehet rreth lidhjeve të tij ky është një hap i menduar mirë.

Ai është duket me të vërtetë i lënduar nga fakti i të qenit “i dhunuar” nga mediet dhe rrjetet social, mbi të gjitha, pas eksperiencës me të ëmën Diana-n ( që është përndjekur në jetën e saj private), ndaj në një farë mënyrë po tenton të lehtësojë dëmet. Përpara se të jetë shumë vonë.

Kensington Palace has issued a statement this morning about the harassment currently being experienced by Meghan Markle and her family. pic.twitter.com/EuFZ4fmUIj

— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) November 8, 2016

 

                       /Bordo/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF