KreuCelebrity

Selena Gomez: “Kisha gjithçka, por isha e dërrmuar përbrenda”

Selena Gomez është shfaqur në publik për herë të parë që nga muaji gusht kur u përfol se këngëtarja kishte probleme me shëndetin mendor. 24 vjeçarja fitoi çmimin “Artistja e preferuar femer” në American Music Awards. Me t’u ngjitur në skenë, Selena mbajti një fjalim mjaft prekës. “Unë kisha gjithçka, por isha e dërrmuar përbrenda. Nuk dua të shoh trupa në Instagram. Dua të shoh çfarë ka këtu.” – vijoi fjalën e saj duke drejtuar dorën në zemër. “Gjithçka dua të them nga thellësia e zemrës është se jam mirënjohëse që kam mundësinë të ndaj çdo ditë gjërat që dua me njerëzit e mi më të dashur. Faleminderit fansave që janë kaq besnikë dhe nuk e di çfarë kam bërë që të meritoj këtë. Por nëse jeni të thyer brenda vetes, nuk duhet të qëndroni kështu. Edhe nëse më respektoni ose jo, një gjë që duhet të dini për mua është se njerëzit vlejnë.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF