KreuCelebrity

Aksidenti tragjik i dy të rinjve: Kush ishte Kejdi Halili, djali i gazetares

Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në Tiranë, mori jetën e dy të rinjve, Ergi Dini, 22 vjeç dhe Kejdi Halili, 21 vjeç. Ergi Dini, është bërë i njohur si këngëtari fitues i edicionit të tretë të spektaklit të talenteve të rinj “X-Factor”. Po kush ishte, i riu tjetër i aksidentuar, Kejdi Halili? Mësohet se 21 vjeçari, ishte djali i vetëm i gazetares dhe pedagoges së Universitetit të Tiranës, Erenestina Halili.

Në një intervistë dhënë për revistën “Psikologjia”, Erenestina Halili ka folur për marrëdhënien e saj me të birin. “Ndonjëherë më duket se për gjithçka ka faj ai, më pas se për gjithçka fajin e kam unë. Herë të tjera se është fëmija më i mirë në botë, herë të tjera i shoh një mijë dobësi.” – tregon Halili. E pyetur në lidhje me situatat kur duhet të jetë kërkuese ndaj të birit dhe në ato kur duhet të lëshojë pe, Halili përgjigjet: – “Nuk jam fort liberale. Kërkoj disiplinë në shkollim dhe edukim. Në shtëpi, mami është kërkuesja, babi zgjidh “konfliktet”. Duke qenë se shpesh tutem nga ngjarjet e lajmet që dëgjojmë, kërkoj ta kem nën kontroll. Sigurisht, e lë të lirë, por telefonoj pak para se të skadojë afati i kthimit në shtëpi. Vetëm një rregull nuk mund të shkelet assesi në shtëpinë tonë: pa leje, pa adresë dhe pa orar nuk mund të dilet.” Për prirjen që kanë adoleshentët për pavarësi, Erenestina Halili në intervistën e dhënë disa vite më parë tregon se: – “Jam e pafuqishme ta mendoj, ndjej edhe dhimbje. Më tremb ideja që të mos e kem Kejdin në shtratin dhe jastëkun me erën e tij.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF