Aston Martin Vanquish S vjen me modeline fundit, nuk do të prodhohet më!

View Gallery
8 Photos

Ndërkohë që vazhdon prodhimi në regjim të plotë tëAston Martin DB11”, shtëpia britanike prezantoi modelin super sportiv me motor V12, “Vanquish S”. Ky do të jetë evoluimi i fundit para se modeli, i nxjerrë në treg në vitin 2001, të largohet përfundimisht nga skena duke i hapur rrugën një pasardhësi. Modifikimet që janë kryer për të rritur edhe më shumë performancën kanë të bëjnë si me aerodinamikën edhe me mekanikën.

Në radhë të parë është zemra e veturës, një V12 prej gjashtë litrash, i pajisur me një sistem thithjeje të përpunuar vetëm për këtë model, që rrit fuqinë duke arritur në 600 kuaj. Modifikimet vazhdojnë edhe tek marshet që bëhen me teknologjinëTouchtronic III” me tetë raporte, për të mundësuar ndryshime më të shpejta dhe më të rrjedhshme në shpejtësi të lartë. Në të njëjtën mënyrë janë ndryshuar edhe amortizatorët për t’i dhënë edhe më shumë aerodinamikëVanquish S”-së.

Risitë e sjella nga sportivja angleze nuk kanë të bëjnë vetëm me pjesën mekanike, por përfshijnë edhe pjesën stilistike, falë një maktete krejtësisht të re aerodinamike.

Parakolpi është modifikuar duke pasur hapësira më të mëdha për të thithur ajër, ndërsa në pjesën e pasme bien në sy katër marmitat me diametër të madh. Por sikurse ndodh me çdo veturë sportive pamja e jashtme mund të pasurohet me një gabë të gjerë aksesorësh që janë në dispozicion të vlerësit.

Në fund, personalizimi i pjesës së brendshme ofron më shumë mundësi në lloje materialesh. Klientët e parë do të kenë mundësinë të marrin këtë veturë duke filluar nga muaji dhjetor. Ndonëse “Aston Martin” nuk ka publikuar informacione për çmimin në nivel botëror, kjo veturë aktualisht është shitur në Gjermani duke filluar nga 262 950 euro.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.