KreuCelebrity

Humb jetën në aksident me motor fituesi i “X-Factor” Ergi Dini

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e 21 nëntorit në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet, ka marrë jetën e dy të rinjve. Kejdi Halili, 21 vjeç dhe Ergi Dini, 22 vjeç. Mësohet se 21 vjeçari, i cili ka qenë në drejtim të motorit, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe dy të rinjtë janë rrëzuar. Ata janë dërguar me urgjencë në QSUT, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Ky lajm ka shokuar të gjithë, jo vetëm familjarët dhe të afërm të viktimave. 22 vjeçari, Ergi Dini, është një emër i njohur në botën e muzikës. Këngëtari ka fituar edicionin e tretë të spektaklit të talenteve “X-Factor Albania”. Ergi, i cili njihej edhe si vëllai i këngëtares nga Shkodra, Barbana Dini, ka marrë pjesë në “Këngën magjike” në vitin 2015 me këngën “Pa frymë”. Ndërsa me videoklipe është prezantuar me këngët “Morphine” dhe “Asnjë gram”.

Kanë qenë të shumtë artistët dhe kolegët që kanë shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.

Eneda Tarifa: “E pabesueshme! Ky është lajmi më i hidhur që kam marrë këto vite. Nuk i ndala dot lotët për ëndrrën tënde të madhe, për rininë tënde të bukur, për zërin e mrekullueshëm që humbëm, për motrën që të donte shumë e familjen tënde gjithashtu. Përherë fansja jote.”

Juliana Pasha: “Jam e shokuar! Humb jetën Ergi Dini. Oh çfarë trishtimi. Nuk kam forcë të shkruaj më asgjë. Ngushëllimet janë më e pakta që mund të thuhen sot.”

Tuna: “Të njoha në sfidën tënde më të madhe dhe gëzohem që isha pjesë e saj. Të njoha në rrezet e para të tua të agimit që duhej të ishin dhe të perëndimit, por një ditë, jo kaq herët. Me ty derdha lotët e gëzimit, por këto lot tani nuk janë të drejta! U prehsh në paqe rebeli im kampion sepse e di që engjëjt aty lart do kujdesen për ty.”

Vesa Luma: “Sa lajm i hidhur! Sa i ri ike nga kjo botë. Kur të kam dëgjuar për herë të parë duke kënduar, jam mrekulluar nga ngjyra e zërit tënd dhe gëzova që u zbulua një talent i tillë. Shqipëria ngeli pa zërin më të bukur. U prehsh në paqe!”

Ardit Gjebrea: “Dhimbje pa fund, për një artist si ty! Ngushëllime nga zemra familjes!”

Besa Kokëdhima: “Sing In Peace little Angel (Këndofsh në paqë engjëll i vogël)”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF