Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

View Gallery
16 Photos
Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos

Intervistoi Daljana Sejdia, BORDO.

Bojken Lako ka ardhur në një intervistë për revistën Bordo ku flet lidhur me projektet e tij të shumta, bashkëpunimet dhe punës me të rinjtë. Bojkeni sjell “Sekret”, një këngë e frymëzuar nga përkthimet e xhaxhait të tij. “Boku” flet edhe për “misionin” e inkurajimit të të rinjve dhe planet etij.

Bojken, si nisi për ju sezoni i vjeshtës?

Sezoni i vjeshtes shume mire sepse mendoj qe po finalizoj disa pune qe i kam nisur qe ne pranvere ne lidhje me muziken, me promovimin e te rinjve ne muzike e disa projekte te tjera. Ne 25 maj perfundoi edicioni i pare i Tirana Art Festival, nje eveniment i organizuar nga Bashkia e Tiranes per te cilin punova me pasion per te zbuluar talente te rinj e me pas vazhduam pune gjate gjithe veres per nje proçes krijimi e realizimi kengesh origjinale e mbeshtetjen e tyre per te hyre ne industrine e muzikes me nje ndjesi e fryme te re.Gjate kesaj kohe keta te rinj kane nisur qe te publikojne ne menyre dixhitale kenget e tyre ne internet por jemi ne proces realizimi videosh e gjithashtu duke i suportuar nepermjet qendres Ten por edhe nepermjet bashkepunetoreve te mi si  Bulza Entertainment dhe 360m records.

Projekti juaj i fundit në muzikë, si lindi ideja ?

Projekti im i fundit ne muzike eshte kenga “Sekret” ideja e te ciles vjen e inspiruar nga disa perkthime te xhaxhait tim Adhurim Lako i cili eshte ndare nga jeta 10 vite me pare ne nje aksident. Ai ka qene talent ne fushen e letrave por me teper si perkthyes. Puna e tij e fundit e pambaruar te cilen e gjeta ne nje usb te tijen “mjeshterit e Medhenj” ose “The Great Initiates” eshte nje veper e cila permbledh vargje te mrekullueshem, konkluzione per jeten, Zotin, fuqine supreme nga filozofe e  profete. Themeluesit me te medhej te rrymave shpirterore te cilat une i bashkova me ndjesine e melodise time. Gjetja e ketij materiali ne 10 vjetorin e ndarjes nga jeta te Adhurimit ishte nje shenje per mua.

Mesa duket nuk hiqni dorë nga “misioni” i inkurajimit të të rinjve. Cilat janë projektet për të cilat po punoni?

Projektet per te rinjte jane. Edicioni i dyte i Tirana Art Festival qe kete vit do perfshije 3 here me shume gjimnaze te Tiranes per te zbuluar te rinj te talentuar. Venia ne dispozicion e nje studio regjistrimi e produksioni video duke ngritur nje rreth artistesh dhe nje nivel te vertete te industrise promovuese muzikore e hedhjen e ketyre te rinjve ne skenen mizikore shqiptare dhe jo vetem.

Tirana Art Festival, arrin të tërheqë vëmendjen e të rinjve, a janë ata të talentuar?

Po, Tirana Art Festival ka shume interesim dhe une kam shume besim tek kjo strukture se e di shume mire qe talentet gjenden ne shkollat e mesme mjafton t’i orientosh ne rrugen e duhur. Ne Shqiperi ka shume talente realisht. Une befasohem dhe mrekullohem gjithmone.

A mendoni se të rinjtë shqiptarë kanë mundësi të kenë sukses dhe jashtë kufijve?

Po, mendoj qe sot ka ardhur nje kohe me e mire per te rinjte qe kane vlere te depertojne ne tregun nderkombetar se nota eshte shume me e hapurdhe ka agjensi te cilat mund ta publikojne nje artist qe ka talent dhe produksione te mira. Ne majat me te larta te shfaqjes mediatike, normal kundrejt pageses. Por ama kjo mundesi ekziston. Prandaj do insistoj gjithmone qe keta te rinj te kene mbeshtetje financiare qe ketej e tutje ne forme te organizuar.

Si po shkon bashkëpunimi me “360M Records”?

Bashkepunimi po shkon shumë mire. Pothuajse te gjithe kenget i kemi ngarkuar ne portalet dixhitale nepermjet 360m records.

Meqenëse po afron festivali i RTSH-së, a përfshihet në projektet tuaja pjesëmarrja?

Kete vit jam pjese e stafit selektiv dhe grupit te produksionit mizikor te Festivalit bashke me 4 kolege te tjere e nuk me lejohet te marr pjese por gjithsesi nuk doja te merrja pjese per disa kohe sepse edhe skena muzikore duhet te kete nje rotacion dhe propozime te reja sipas mendimit tim. Por po punoj per nje paraqitje sa me te mire te te gjithe materialit muzikor dhe prurjeve te larmishme.

Përsa i përket regjisurës, keni menduar për krijimin e ndonjë programi me fokus të rinjtë?

Projekti im me i ri i cili do jete ne sherbim te artisteve te rinj dhe te promovimit te vlerave muzikore do te filloje se shpejti si pjese e programacionit ne TVSH. Quhet “Bulza” dhe eshte nje program i perditshem. E nisa si projekt pilot vjet vetem per grupe rroku por se shpejti do nisim nje koncept te ri ku perfshihet edhe performanca live e grupeve por edhe rubrika te tjera informuese per nje seleksion me te mire te artit dhe muzikes.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.