KreuArt

Monica Bellucci “e shenjtëruar”…, në ankand

Përshtati: Anila Dedaj

Monica Bellucci, një bukuri hyjnore si Maddona, në një imazh me efektin Sepia,  me një fëmijë në krahë dhe një vel në kokë. E mahnitshme, por çfarë po ndodh?

Në realitet nuk është një foto e shkëputur nga ndonjë film, ashtu siç mund të mendohet, por është një shkrepje e realizuar nga Ali Mahdavi.

Edhe pse jemi në prag të Krishtlindjeve, fotoja nuk është realizuar në nder të tyre, por me rastin e edicionit të 21-të të ankandit të bamirësisë “Les Sapins Des Createurs”, një shoqatë franceze që u bën thirrje talenteve nga e gjithë bota, në fushën e modës, të arkitekturës, të dizajnit etj, që të bëjnë bamirësi. Mbrëmja gala u mbajt gjatë ditës së djeshme dhe fondet do të shkojnë për “Avec Fund Cancer Research”(qendër kërkimore për kura ndaj kancerit)

Monica Bellucci, që së shpejti do të rishfaqet në kinema me “On The Milky road”, ka pranuar që fotografi Iranian Ali Mahdavi, t’i realizojë një portret të tillë. Fotografi është i njohur për një sërë fotosh provokuese që u ka bërë yjeve si Naomi Watts apo Marilyn Manson.

Sigurisht që imazhi ka një impakt të fortë, por për momentin ofertat për të ende nuk janë bërë publikë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF