Shtrohet në spital Kanye West

Reperi, pasi anuloi tour-in, gjendet në spital në Los Angeles: “Është i këputur, nuk mund të flejë”. E shoqja Kim gjendet përkrah tij

Nuk është një moment i mirë për familjen Kardashian-West. Pas grabitjes ende të paqartë që ndodhi në Paris, ku viktima ishte Kim, tani ai që ka nevojë për ndihmë është Kanye West. Reperi është shtruar në Los Angeles për ezaurim nervor. E gjitha kjo, pasi ai anulloi tour-in në Saint Pablo, duke fshirë kështu 21 datat e fundit.

“Është i ezauruar dhe nuk arrin të flejë, vuan nga një pagjumësi e tmerrshme”, kështu është shprehur një burim për People, “Shkoi në spital me vullnetin e tij, duke ndjekur këshillën e mjekut të familjes”. Burimi nënvizon se shtrimi i tij është bërë në mënyrë vullnetare nga reperi.

Kim, që po përgatitej për daljen e saj të parë publike pas sulmit të grabitësve, në Angel Ball në New York, është kthyer menjëherë në shtëpi, përkrah bashkëshortit.

Dy koncertet e fundit të reperit, nuk kanë kaluar pa zhurmë. Në San Jose, gjatë një pauze, ai i kishte thënë publikut: “Ju thashë se nuk kam votuar, apo jo? Por nëse do ta kisha bërë diçka të tillë do të kisha votuar për Trump”. Pas kësaj deklarate nisën menjëherë kritikat dhe polemikat.

Pastaj, dhjetë ditë pas kësaj, ka sulmuar nga skena Beyonce, Jay-Z, administratën e Obama-s, Hillary Clinton dhe shumë të tjerë. Pas tre këngësh ka hedhur mikrofonin përtokë dhe është larguar.

“Është vetëm lodhje. Ka punuar si i çmendur për një linjë mode” ka shtuar burimi. Pak pushim, përkrah bashkëshortes do t’i bëjë shumë mirë.

                                                                                                   /Bordo/Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.