KreuStil Jetese

Fustani i preferuar i dukeshës Kate

Fustani i preferuar i Kate është i firmosur nga Preen. Dhe kush e di ndoshta do ta shikojmë edhe në versionin e bardhë, jeshil, blu…

Gratë janë kështu: kur gjejnë fustanin e duhur, atë që duket se është krijuar për to, jo vetëm që nuk duan të heqin dorë prej tij por e duan në të gjitha ngjyrat e mundshme. Dukesha Catherine e Cambridge – që mund të ketë të gjitha fustanet që dëshiron edhe në këtë pikë është njësoj me të gjitha gratë që bëjnë një jetë normale.

Përse kësaj here nuk është limituar duke ricikluar një fustan për një okazion tjetër. Ka zgjedhur të veshë të njëjtin por,  në një variant tjetër për sa i përket ngjyrës.

Ishte i zi në fakt, identiku i fustanit që Dukesha ka veshur për eventin “Place2Be Wellbeing in Schools Awards”, në Londër. Nëse herën e parë i kishte shtuar edhe një aksesorë të zbukuruar me diamant, kësaj here i ka shtuar një rrip dekorues, duke e bërë të duket super shik edhe për këtë okazion.

Fustani, quhet Finella dhe është i disponueshëm online qoftë për variantin e kuq qoftë për të ziun. Kushton 1000 sterlina. Ja, sa kushton të ndihesh një Dukeshë!

    /BORDO/ A.D

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF