Këngëtari i famshëm godet me grusht një fans

View Gallery
10 Photos

Raporti midis të ashtuquajturit bad boy  dhe fansave nuk ka qenë asnjëherë idilik. Mirëpo kësaj radhe, këngëtari e ka ekzagjeruar me të vërtetë. Në një koncert në Barcelonë, ka mbërritur me makinë dhe është ndalur të përshëndesë fansat e shumtë që e prisnin në hyrje. Dhe kur një nga ata iu afrua veturës dhe provoi ta prekë, Bieber reagoi duke e goditur me një grusht. Po, e keni kuptuar mirë: një grusht që i ka çarë buzën djaloshit. Ngjarja është filmuar nga një celular dhe është publikuar nga TMZ, duke dëshmuar kështu fragmentin e agresionit.

Dhe të mendosh se 22-vjeçari, për të cilin kemi dëgjuar bëma nga më të çuditshmet pak kohë më parë deklaroi: “Kam ndryshuar”.

Bieber është i famshëm për grindjet që ka pasur me fansat edhe në raste të tjera. Pak muaj më parë, për shembull, nga skena në Manchester kishte ulëritur: “Unë e vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, por ulërimat tuaja në këto momente duhet të ndalen. Nuk mendoj se është e nevojshme të bëhet kaq shumë zhurmë ndërsa unë po përpiqem të them diçka”.

Ndërsa më parë nga Atlantic City, ishte shprehur kështu: “Nëse mundeni që për pak çaste të rrini edhe të më dëgjoni pa më hedhur kapele apo sende të tjera, sepse nuk më interesojnë (me fjalë banale), do t’ju isha shumë mirënjohës”.

Pak ditë më parë, në të kundërt, në Bolonja ishte sjellë mirë. Dhe fansat e tij (veçanërisht adoleshentet) kanë qenë entuziaste. Por momentet e qetësisë zgjatën pak. Në Barcelonë këngëtari e ka kaluar kufirin. Kush e di nëse fansat do ta falin kësaj here.

                                                                                                         /BORDO/ A.D

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.