Mësohet e vërteta e buzëve të fryra të Kendall Jenner

Kanë qenë të shumta komentet për buzët e Kendall Jenner pasi u pa në një dalje me motrën e saj Kylie. Ka ndërhyrje në buzët e modeles apo jo? Nëse menduat se janë më të fryra se zakonisht, kjo nuk është falë ndërhyrjeve apo injeksioneve, por është një truk i makijazhit të motrës së saj të vogël Kylie.

Kendall Jenner
Kendall Jenner

Pasi Kylie realizoi makeup-in e motrës së saj për një seancë të drejtpërdrejtë në Facebook, shikuesit dyshuan se motra e madhe Kendall ka fryrë buzët. Por doli që Kylie ka provuar disa nga produktet kozmetike të linjës së saj në fytyrën e motrës dhe si pasojë e një hileje në lyerje, buzët e Kendall dukeshin më të plota.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.