Të gjitha të dashurat e princ Harry-t

Të gjitha, mediet dhe rrjetet sociale janë duke folur për të dashurën e re e princ Harry-t. Duke i qëndruar asaj që shkruhet në Sunday Express, Harry është duke frekuentuar Meghan Markle. Madje Meghan, ka takuar edhe vëllanë dhe kunatën e princit, ose Dukën dhe Dukeshën e Cambridge. Harry është beqari i artë i Anglisë, apo në këtë pikë duhet të themi që ishte? Janë të shumta të fejuarat e tij ose lidhje të mundshme për të cilat është folur jo pak, pasi Harry është me të vërtetë beqari më i kërkuar i mbretërisë

MEGHAN MARKLE

E dashura e fundit e princ Harry-t është ylli i serisë Suits, 35-vjeç, Meghan ka lindur dhe është rritur në Los Angeles dhe duket se ka një karakter të gjallë, pikërisht si Harry. Të dy duket se e kanë marrë seriozisht, duke parë se Harry e ka prezantuar tashmë në familje.

CHELSY DAVY

 

Chelsy, ka lindur në Zimbabwe në vitin 1985 nga një familje e pasur, ka qenë e fejuara e Harry-t për shumë vite (edhe pse ka qenë një marrëdhënie me shumë ulje dhe ngritje) nga viti 2004 e deri në vitin 2011.

 

CRESSIDA BONAS

Cressida, 27-vjeçe modele dhe aktore, ka qenë një tjetër nga të fejuarat e famshme të Harryt. Ata u njohën në vitin 2012, dhe lidhja e tyre zgjati dy vjet.

 

PRINCESHA OLYMPIA E GREQISË

Me princeshën Olympia do të kishte qenë një dashuri me gjakun blu, duke parë prejardhjen e saj nga një familje mbretërore. Lidhja e tyre ishte diçka kalimtare ose me shumë gjasa kanë qenë portalet që e kanë konsideruar si të tillë.

JENNA COLEMAN

Harry-t i pëlqejnë aktoret, para Meghan-it dhe pas Cressida-s, princi ka frekuentuar aktoren britanike Jenna Coleman. Por edhe në këtë rast thashethemet përfunduan shumë shpejt pasi u zbulua se Jenna ishte e angazhuar me dikë tjetër.

 

ELLIE GOULDING

Midis dashurive të menduara të Harry-t është edhe popstar-ja britanike, por ata janë shprehur se bëhet fjalë vetëm për një miqësi të bukur.

                                                                                                          /BORDO/ Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.