KreuBordo Men

Të karikosh celularin një herë në javë brenda pak sekondave… është e mundur!

Të karikosh smartfonin vetëm një herë në javë dhe për pak sekonda, ëndra mund të më bëhet realitet falë super kondesatorëve fleksibël të zhvilluar nga ekspertët e nanoteknologjisë në Universitetin Florida Centrale.

Këto pajisje janë në gjendje të grumbullojnë shumë shpejt më shumë energji se sa bateritë tradicionale me litium, duke ruajtur qëndrueshmërinë për më shumë se 30 000 cikle karikimi, sipas publikimit të këtj zbulimi në revistën “ACS Nano”, që mund të revolucionojë krejtësisht sektorin e produkteve që përdorin bateri dhe të veturave elektrike.

Sekreti i këtyre super kondesatorëve qëndron në përdorimin e materialeve të reja dydimensionale që kanë madhësinë e një atomi. Shumë grupe shkencëtarësh janë përpjekur t’i përdorin në të kaluarën por asnjë nuk kishte arritur të shfrytëzonte potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë të drejtuar nga Yeonwoong Eric Jung fitoi këtë sfidë të teknologjisë duke përdorur një metodë të re kimike, që mundësoi realizimin e super kondesatorëve të përbërë nga miliona fije mikroskopike (me diametër që arrin një të mijtën e milimetrit) të veshur nga materiale dydimensionale. Në këtë mënyrë “zemra” me përcjellshmëri shumë të lartë lehtëson transferimin e elektroneve për të përshpejtuar karikimin, ndërsa izolimi me nano materiale të reja mundëson që të ketë më shumë densitet të energjisë dhe fuqi.

Madje avantazhet nuk përfundojnë me kaq. Nëse bateritë me litium të një smartfoni të zakonshëm fillojnë të humbasin efektshmërinë pas 1 500 ciklesh karikimi, këta super përçues të rinj ruajnë qëndrueshmërinë e tyer në më shumë se 30 000 cikle karikimi.

“Procesi i prodhimit të këtyre pajisjeve ende nuk është përfunduar dhe për shumë kohë nuk do të jetë gati për tregtim”, deklaron Jung.

“Por kjo përfaqëson një provë shumë të rëndësishme të potencialit që këto teknologji të reja ofrojnë”, theksoi ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF