KreuStil Jetese

13 modelet e flokëve kult në kinema

Ka disa skena filmi të mbetura në memorien tonë në mënyrë të paharrueshme, jo vetëm për performancat e protagonisteve por edhe për një detaj tjetër që nuk mund të anashkalohet: flokët e tyre. Çfarë do të ishte Koleksioni i Tiffany pa aksesorin e famshëm të flokëve, chignon-in, me të cilin Audrey Hepburn del nga shtëpia për tu ndalur para vitrinës së bizhuterive?

flok1

Ndonjëherë, edhe pse mund të mos jenë në qendër të skenës për prerjen apo krehjen e tyre, flokët shërbejnë gjithsesi si pretekst kinematografik për t’i bërë protagonistët të flasin: Ashtu si për “Afrika ime”, në të cilin Robert Redford është duke i larë flokët Meryl STreep, një gjest intim që flet më shumë se një mijë puthje pasiononte.

meryl-streep-ne-afrika-ime-1986

Për të mos folur pastaj për një skenë tjetër kult: Uma Thurman që, në rolin e Mia Wallace, në filmin “Pul Fiction” të Quentin Tarantino, me flokët e saj në formë kaskete që lëkunden nën ritmin e “You never Can Tell” të Chuck Berry.

Ju sjellim nëpërmjet këtyre fotove, një klasifikim të bërë nga revista “Elle”, për 13 filma me protagoniste ikona të vërteta bukurie, modelet e flokëve të së cilave kanë bërë histori.

                                                                                                   /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF