Djali i këngëtares së famshme i arrestuar për posedim droge

Ishte Tmz që bëri publikë episodin, që kishte mbetur i fshehtë për dy muaj. Rocco Ritchie është dënuar për të ndjekur një kurs rreth pasojave të përdorimit të drogave.

Tmz, thuajse dy muaj larg nga ngjarja, ka zbuluar se Rocco, djali i Madonës, është arrestuar në Londër për posedim marijuane. Policia është lajmëruar nga fqinjët e shtëpisë, në lagjen e luksit ku djali jeton me të atin Guy Ritchie prej thuajse një vit, të bezdisur nga era e dyshimtë.

 

Forcat e rendit e kishin gjetur Rocco-n të ulur mbi një mur së bashku me një shok, dhe sapo kishin vrejtur policinë kishin hedhur diçka, por që gjithsesi policia kishte gjetur gjurmë kanabisi si në çantë ashtu edhe në veshje.

Madonna dhe i biri më në fund kanë bërë paqe

Madonna kishte kundërshtuar fillimisht dëshirën e djalit, që qysh në prill ishte parë të tymoste me një grup bashkëmoshatarësh për t’u transferuar tek i ati, pikërisht pasi ai nuk vendos rregulla. I riu pas episodit të ndodhur në shtator është dënuar dhe pastaj detyruar për të frekuentuar një kurs ku diskutohet për pasojat e përdorimit të drogave.

                                                                                                            /BORDO/ A.D

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.