KreuBordo Men

EP9, vetura elektrike më e shpejtë në botë!

Vetura më e re, super e shpejtë, e markës kineze “NextEV” quhet EP9 dhe u paraqit për herë të parë në Londër. Kjo super veturë është një dy vendëshe ekstreme që ka thyer rekordin e shpejtësisë për veturat elektirke në pistën e Nurembergut. Madje vetë shtëpia kineze e konsideron si veturën më të shpejtë në botë.

EP9-ta, për të cilën janë përdorur shumë fibra karboni, ka një kartë identiteti impresionuese. Katër motorët e saj elektrikë janë në gjendje të çlirojnë 1 360 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqëse prej 1 480 njuton për metër. Ndërsa dy bateritë prej litiumi garantojnë një autonomi prej 426 kilometrash për një karikim prej 45 minutash.

Kjo super veturë peshon 1 735 kilogramë dhe është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2,7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 313 km/h. Brenda vetura ka vetëm dy sedilja ndërsa kruskoti është i pajisur me teknologjitë më të fundit, të përputhshme me pilotimin autonom që pritet të implementohet shumë shpjet.

Super vetura do të prodhohet vetëm në gjashtë ekzemplarë, por duke marrë parasysh kërkesën në treg për veturat elektrike, “NextEV” shumë shpejt do të propozojë vetura në seri edhe për tregun e gjerë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF