KreuStil Jetese

Foto nga protesta: “Jo plehra në Shqipëri”

Vazhdojnë protestat paqësore të shoqërisë civile për të kundërshtuar Importin e Plehrave. Protestuesit, midis të cilëve ka mjaft figura të njohura janë mbledhur para Kuvendit dhe shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë kalimin e ligjit.

Aktivistët janë vendosur para parlamentit qysh mbrëmjen e djeshme, madje ka pasur edhe arrestime. Këto ndërhyrje të forcave të rendit, sipas tyre janë të pajustifikueshme, pasi ata nuk kanë bërë asnjë veprim të paligjshëm.

Vërehet një angazhim i madh i forcave të rendit, ndërkohë që protesta duket paqësore dhe aktivistët mbajnë në duar pankarta me thirrjet “Jo plehra në Shqipëri”, “Unë vendos, dhe unë them jo”, “Jo importit të plehrave” etj.

                                                                                                                      /BORDO/ A.D

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF