Humbet vendin e punës për shkak të silikonit të gjirit!

Një vendim nga autoritetet policore gjermane për të refuzuar një aplikim për punë nga një grua, 32 vjeçe, me arsyetimin se transplanti i silikonit të gjirit nuk ishte implementuar mirë, u mbështet sot edhe nga një vendim i një gjykate në qytetin perëndimor të Gelsenkirshenit.

Gjykata Administrative mori një kërkesë nga një infermiere, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ku asaj i refuzohet aplikimi për arsye mjekësore në pranverën e vitit 2014.

Një mjek i policisë mori vendimin.

Sipas një rregulloreje të policisë që aplikohet në të gjithë Gjermaninë, gratë me implante të gjirit janë të papërshtatshme për shërbimin policor, bazuar mbi rrezikun e lartë të plagosjes dhe të rasteve të lëndimit.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.