KreuStil Jetese

Vendimi i FBI-së në lidhje me akuzat e Jolie ndaj Brad Pitt

FBI ka vendosur të mbyllë hetimet. Keqtrajtimet e mundshme kundrejt të birit Maddox i referohen një grindjeje në një avion privat

Brad Pitt nuk do të hetohet më nga FBI në lidhje me akuzat për keqtrajtim të Madoox-it, djalit të madh, gjatë një zënke në një avion privat ndërsa ishin duke udhëtuar nga Parisi në Los Angeles. Ka qenë vetë FBI që ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë, pasi nuk ekzistojnë prova konkrete nga akuzat e bëra nga ish-gruaja e tij Angelina Jolie, që ka bërë kërkesën për divorc pikërisht pas këtij incidenti. Dëshmitarët prezent në bordin e anijes janë shprehur se djali nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe përplasja ka qenë e pavullnetshme.

“Në përgjigje të akuzave të formuluara për ngjarjen e ndodhur gjatë fluturimit në të cilin gjendej Mr. Brad Pitt dhe djemtë e tij, FBI ka bërë hetimet e nevojshme të cilat e ka parë të arsyeshme t’i ndërpresë” shkruan agjencia në një komunikatë për shtyp. “Nuk është provuar asnjë nga akuzat”. Lajmërimi i mbylljes së hetimit vjen pas deklarimeve të shërbimeve sociale, të cilat nuk e kanë parë të nevojshme të bëjnë investigime të mëtejshme. Angelina Jolie ka kërkuar divorcin muajin e shtatorit duke cituar papajtueshmëritë e mëdha në lidhje me edukimin e fëmijëve, dhe njëkohësisht duke kërkuar kujdestarinë fizike të 6 fëmijëve. Pitt mund t’i takojë por vetëm në prezencën e një asistenti social. Jolie ka kërkuar divorcin pas 12 vitesh lidhje. Aktorët u martuan në vitin 2004, dhe u njohën pikërisht gjatë xhirimeve të filmit Mr &Mrs. Smith.

Brad ka depozituar një kërkesë ligjore duke e kundërshtuar me forcë një vendim të tillë, dhe vazhdon betejen për kujdestari të përbashkët.

                                                                                       /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF