DiCaprio dhe Nina Agdal, lidhja po bëhet serioze?! 0 67

Njëri aktor dhe tjetra modele, bionde dhe shumë e hijshme. Ajo është 17 vjet më e re por kjo nuk po i pengon të frekuentohen. Ditën e Falënderimeve e kanë kaluar bashkë në South Carolina. Çifti sapo është kthyer nga Polinesia, ku gjendej dhe mamaja e atij, të cilën nuk e lë mënjanë asnjëherë aq më pak në ditë të rëndësishme.

Leonardo DiCaprio 42-vjeç dhe Nina Agdal, 17 vjet më e re, ata janë bashkë dhe nuk e fshehin lidhjen e tyre. Kanë kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit një nga festat më tradicionale amerikane, Ditën e Falenderimeve. Aktori dhe modelja janë parë së bashku në Charleston, South Carolina.

leo1

Veshje casual, dorë për dorë, dhe në humor të shkëlqyer. Kështu rrëfejnë rreth çiftit fansat e DiCaprios që e kanë njohur me njëherë yllin e Hollywoood-it, pavarësisht kapeles së bejsbollit dhe syzeve të diellit.

Leo dhe bukuroshja bionde (kanë qenë të tilla thuajse të gjitha të dashurat e tij) po frekuentohen prej disa muajsh. Janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët, gjatë një fundjave në Hamptons.

fot1

Fakti që festat i kalojnë së bashku, gjithashtu pushimet edhe datëlindjet (në 11 nëntor Leo mbushi 42-vjeç) tregon se gjërat po bëhen serioze. Me rastin e datëlindjes se aktorit ata shkuan në Tetiaroa, ishulli Polinesia-s franceze, por sigurisht jo vetëm. Me ata ishte edhe Irmelin Indenbirken, e ëma si dhe pika e tij e referimit.

Deri më tani DiCaprio në tapet të kuq ka marrë vetëm mamanë e tij. Kush e di ndoshta së shpejti mund të presim edhe ndonjë të re të këndshme…

                                                                                                             /BORDO/ A.D

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *