Lorik Cana humb një njeri të shtrenjtë

Janë ditë të trishta këto për ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, pasi ka humbur një njeri të shtrenjtë që ka lënë gjurmë jo vetëm në jetën e tij por ka dhënë edhe një kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës.

Është shuar ditën e djeshme Gani Vula, gjyshi i Lorikut në moshën 85-vjeçare pas një karvani vuajtjesh nga një sëmundje e rëndë. Lajmi i hidhur u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi.

Ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë për kontributin e tij si Delegat i Kuvendit të Kosovës.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.