KreuFashion

Luftoni tensionin e lartë të gjakut me Omega 3

Një dietë e pasur me omega 3, që gjendet në ushqime si salmoni apo arrat, mund të jetë një armë më shumë kundër presionit të lartë të gjakut tek të rinjtë, sipas një studimi të Mark Filipovic të Universitetit të Zyrihut të prezantuar në “American Heart Association’s Scientific Sessions 2016”.

Në këtë studim janë analizuar 2 036 të rinj të shëndetshëm, duke llogaritur sasinë e omega 3 në gjak dhe duke matur presionin e gjakut.

Pjestarët e këtij studimi u ndanë më pas në katër grupe të ndryshme, sipas nivelit të omega 3 në gjak.

Sipas studimit u zbulua se ata që kishin nivelin më të lartë të omega 3 kishin edhe nivelin më të ulët të presionit të gjakut.

Shkencëtartë sugjerojnë që, ndonëse nuk është treguar dot një lidhje e drejtpërdrejtë mes dy fenomeneve, të promovohen dieta të pasura me omega 3 mund të jetë një strategji e efektshme për të parandaluar prasionin e lartë të gjakut.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF